Hitachi 58HK5600 TV UHD 4K SmarTVue 2 HDMI, 1 USB

User Manual - Page 253

For 58HK5600.

PDF File Manual, 1060 pages, Read Online | Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 38 -
dhe shtypni butonin OK për në nisur kërkimit për
uebsajtet përkatëse.
Theksoni një miniaturë të Formimit të shpejtë
të numrit dhe shtypni butonin OK për të vizituar
uebsajtin përkatës.
Televizori juaj është i përputhshëm me mauset me
USB. Vendosni mausin ose përshtatësin e mausit me
valë në hyrjen USB të televizorit tuaj për lundrim më
të lehtë e më të shpejtë.
Disa faqe interneti përfshijnë materiale në flash. Këto
nuk mbështeten nga shfletuesi.
Televizori juaj nuk mbështet asnjë proces shkarkimi
nga interneti nëpërmjet shfletuesit.
Mund të mos mbështeten të gjitha sajtet në internet.
Sipas sajtit, mund të ketë probleme me përmbajtjen.
Në disa rrethana, përmbajtjet e videove mund të mos
shfaqen.
Sistemi HBBTV
HbbTV (Televizioni i brezit të gjerë të transmetimit
hibrid) është një standard i ri i industrisë që ndërthur
njëtrajtësisht shërbimet televizive të ofruara
nëpërmjet transmetimit me shërbimet e ofruara si
dhe mundëson hyrjen në shërbimet vetëm në internet
për konsumatorët që përdorin televizorë ose dekoderë
të lidhur. Shërbimet e siguruara nëpërmjet HbbTV
përfshijnë kanalet televizive të transmetimit tradicional,
shërbimet e televizionit catch-up, VOD (video me
kërkesë), guidën elektronike të programeve, reklama
interaktive, personalizimin, votimin, lojërat, rrjetet
sociale dhe aplikacione të tjera multimedia.
Aplikacionet e HbbTV janë të disponueshme në
kanalet kur tregohet nga operatori i transmetimit.
Operatori i transmetimit shënon një aplikacion me
"fillim automatik" dhe ai do të hapet automatikisht nga
platforma. Aplikacionet me nisje automatike zakonisht
hapen me një ikonë të një butoni të vogël të kuq për të
njoftuar përdoruesin që në atë kanal ka një aplikacion
HbbTV. Shtypni butonin e kuq për të hapur faqen e
aplikacionit. Pas shfaqjes së faqes, mund të ktheheni
në gjendjen fillestare të ikonës së butonit të kuq duke
shtypur përsëri te butoni i kuq. Ju mund ta ndërroni
modalitetin e ikonës së butonit të kuq me modalitetin
e UI (ndërfaqes) të plotë duke shtypur butonin e kuq.
Duhet të keni parasysh se aftësia e ndërrimit të butonit
të kuq ofrohet nga aplikacioni dhe disa aplikacione
mund të shfaqin sjellje të ndryshme (butonat e ngjyrave
të tjera si jeshile, e verdhë, blu, mund të përcaktohen
për disa funksione të tjera, p.sh. shkurtoret).
Nëse kaloni në një kanal tjetër kur aplikacioni i HbbTv
është aktiv (në modalitetin e ikonës së butonit të kuq
ose në modalitetin e UI të plotë), mund të ndodhë si
më poshtë.
Aplikacioni mund të vazhdojë të punojë.
Aplikacioni mund të mbyllet.
Aplikacioni mund të mbyllet dhe të hapet një
aplikacion tjetër i butonit të kuq me hapje automatike.
HbbTV lejon që aplikacionet të tërhiqen nga sinjali
i brezit të gjerë ose nga transmetimi. Operatori i
transmetimit mund të aktivizojë të dyja mënyrat ose
një prej tyre. Nëse platforma nuk ka një lidhje operative
të brezit të gjerë, platforma mund të hapë përsëri
aplikacionet nga transmetimi.
Aplikacionet e butonit të kuq me hapje automatike
sigurojnë lidhje për te aplikacione të tjera. Një shembull
i tillë jepet më poshtë. Më pas përdoruesi mund të
kalojë te aplikacionet e tjera duke përdorur lidhjet e
dhëna. Aplikacionet duhet të japin një mënyrë për t'i
mbyllur, zakonisht për këtë gjë përdoret butoni Dil.
Aplikacionet e HbbTV përdorin butonat në telekomandë
për të ndërvepruar me përdoruesin. Kur hapet
një aplikacion i HbbTV, kontrolli i disa butonave
përcaktohet nga aplikacioni. Për shembull, zgjedhja
e kanaleve numerike mund të mos funksionojë në
një aplikacion të teletekstit ku numrat tregojnë faqet
e teletekstit.
HbbTV kërkon aftësinë e transmetimit AV për
platformën. Ka shumë aplikacione që sigurojnë
shërbime VOD (video me kërkesë) dhe catch-up
(rishikimi i vonuar). Përdoruesi mund të përdorë
butonat lexo, pauzë, ndalo, përpara dhe rikthe në
telekomandë për të ndërvepruar me përmbatjen AV.
Shënim: Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni këtë veçori nga
menyja Më shumë në menynë Parametrat>Sistemi. Në
varësi të modelit të televizorit tuaj dhe opsionit të zgjedhur të
shtetit në Instalimin për herë të parë, kjo veçori mund të jetë e
disponueshme në menynë Parametrat>Sistemi>Parametrat
e privatësisë mnë vend të menysë Parametrat>Sistemi>Më
shumë.
Smart Center
Smart Center është një aplikacion për celular që
funksionon në platformat iOS dhe Android. Me anë
të tabletës ose telefonit tuaj, mund të transmetoni
me lehtësi shfaqjet dhe programet tuaja të preferuara
nga televizori juaj Smart TV. Po ashtu, mund të hapni
aplikacionet, të përdorni tabletën si telekomandë për
televizorin dhe të ndani skedarët e medias.
Shënim: Mundësia e përdorimit të gjitha funksioneve të këtij
aplikacioni varet nga veçoritë e televizorit tuaj.
Fillimi
Për të arritur të përdorni veçoritë e bazuara në internet,
modemi/ruteri duhet të jetë i lidhur me internetin.
E RËNDËSISHME! Sigurohuni që televizori dhe pajisja
celulare të jenë të lidhura në të njëjtin rrjet.
Për veçorinë e ndarjes së medias, duhet të aktivizohet
opsioni Ndarja e audios dhe videos (nëse ka).
Shtypni butonin Menyja në telekomandë, zgjidhni
menynë Parametrat>Sistemi>Më shumë dhe shtypni
OK. Theksoni Ndarja e audios dhe videos dhe
Loading ...
Loading ...
Loading ...