Oral-B 8000 Electric Toothbrush with Bluetooth Connectivity

User Manual - Page 47

For 8000. Also, The document are for others Oral-B models: 9000

PDF File Manual, 101 pages, Read Online | Download pdf file

8000 photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
48
Shënim: Gjerësia e telefonit smart të kërkuar
që të përdoret është: minimumi 58 mm,
maksimumi 83 mm.
Kujdes: Pjesët e vogla mund të dalin kështu
që mbajeni larg nga fëmijët.
Ndiqni manualin e përdorimit të telefonit tuaj
smart për t’u siguruar që telefoni/karikuesi
është i dizenjuar për përdorim në ambjentin
e tualetit.
Çantë udhëtimi për karikuesin
Për të karikuar dorezën (5), vendoseni te
gjilpëra në kutinë e karikimit (12) dhe
lidheni atë me një prizë elektrike, duke
përdorur spinën inteligjente shtesë (13) të
përfshirë.
Drita pulsuese (12a) e kutisë së udhëtimit
për karikimin tregon se doreza po
karikohet. Pasi doreza të jetë karikuar
plotësisht, drita do të fiket. Një karikim i
plotë mund të zgjasë deri në 12 orë (figura
C1).
Vini re: Mund të përdorni portën USB
(12b) për të karikuar një pajisje elektrike
kur kutia e udhëtimit për karikimin është e
lidhur me rrjetin elektrik. Doreza mund të
karikohet vetëm me spinën inteligjente
(13)/(12c) dhe jo me anë të portës USB.
Kapaku i brendshëm i kutisë së udhëtimit
ka një mbajtëse të integruar të telefonit
inteligjent (12d), e cila mund t’a mbajë
telefonin inteligjent tuaj gjatë përdorimit
(figura C2). Para përdorimit, sigurohuni se
telefoni është vendosur mirë dhe i
stabilizuar në mbajtëse.
Shtresa e lëvizshme (figura C3) (12e) e
kutisë së udhëtimit mund të lahet në
makinën e larjes së enëve të kuzhinës
(figura
5
). Sipërfaqja e jashtme e kutisë
duhet të pastrohet vetëm me një copë të
njomë. Sigurohuni që pjesët e kutisë së
udhëtimit janë plotësisht të thata para
vendosjes dhe furça/kokat e furçave janë
të thata para se t‘i futni në kutinë e
udhëtimit.
Vini re: Pastrojini menjëherë njollat në
sipërfaqen e kutisë së udhëtimit. Ruajeni
kutinë e udhëtimit në një vend të pastër dhe
të thatë.
Ndiqni manualin e përdorimit të telefonit tuaj
smart për tu siguruar që telefoni juaj/
karikuesi është i dizenjuar për t’u përdorur
në ambjentin e tualetit.
Çantë tualeti
Vendosni furçën e dhëmbëve/kokën e
furçës të pastër dhe të thatë në çantën e
udhëtimit (15) dhe atë vendoseni brenda në
çantën e tualetit (14) (figura D1/2).
Pastroni njollat nga sipërfaqja menjëherë.
Çanta e tualetit duhet të lahet me dorë
vetëm me ujë të vaket (30°C – 40°C)
(figura
5
). Vendoseni në një ambjent të
pastërt dhe të thatë.
Subjekt për tu ndryshuar pa lajmërim.
Shënim mbi Mjedisin
Produkti përmban bateri dhe/ose
mbetje elektrike të riciklueshme.
Për mbrojtjen e ambjentit mos i
hidhni në mbeturinat e shtëpisë,
por në ato që janë për mbetje të
riciklueshme në pikat e mbledhjes të
ofruara nga vendi juaj për mbetje elektrike.
Garanci
Ne japim 2 vjet garanci mbi produktin duke
filluar nga data e blerjes. Brenda periudhës
së garancisë, ne do të eliminojmë, falas, çdo
defekt në paisje që rezulton nga gabimet në
materiale ose në punim, ose nga riparimi
apo zëvendësimi I pajisjes së plotë si ne
mund të zgjedhim.
Kjo garanci shtrihet në çdo vend ku kjo
pajisje është furnizuar nga Braun apo
distributori i caktuar. Kjo garanci nuk
mbulon: dëmtimin për shkak të përdorimit jo
të duhur, veshja apo përdorim normal,
veçanërisht në lidhje me kokat e furçës, si dhe
defektet që kanë një efekt të papërfillshëm
në vlerën ose funksionimin e pajisjes.
Garancia bëhet e pavlefshme nëse riparimet
janë ndërmarrë nga persona të paautorizuar
dhe nëse pjesët origjinale Braun nuk janë
përdorur.
Kjo pajisje është e pajisur me një modul
radio Bluetooth Smart të miratuar. Dështimi
për të krijuar një lidhje Bluetooth Smart në
telefonat Smart nuk është e mbuluar nën
garancinë e pajisjes, përveç nëse radio
moduli Bluetooth i kësaj pajisjes është i
dëmtuar.
Loading ...
Loading ...
Loading ...