User Manual - Page 772

For GBB92MCAXP.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
12
SQ
Lidhja e pajisjes
Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën në një
dalje prize.
SHËNIM
Pasi të keni lidhur kordonin e energjisë (ose
spinën) me prizën, prisni 2-3 orë para se të
futni ushqime në pajisje. Nëse futni ushqime
në pajisje para se ajo të jetë ftohur plotësisht,
ushqimet mund të prishen.
Lëvizja e pajisjes
1
Hiqni të gjithë ushqimet nga pajisja.
2
Tërhiqeni spinën, futeni dhe fiksojeni atë në
çengelin e spinës në pjesën e pasme ose
të sipërme të pajisjes.
3
Pjesët e tilla, si raftet dhe doreza e derës,
fiksojini me shirit ngjitës për të mos lejuar
që të bien ndërsa lëvizni pajisjen.
4
Zhvendoseni me kujdes pajisjen nga më
shumë se dy persona. Gjatë transportimit
të pajisjes në një distance të gjatë, mbajeni
pajisjen vertikalisht.
5
Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën në
një prizë, për të ndezur pajisjen.
Dyert me dy kahe
Pajisja juaj është projektuar me dyer me dy
kahe, në mënyrë që të mund të hapen ose nga
e majta ose nga e djathta, për t'iu përshtatur
dizajnit të kuzhinës tuaj.
SHËNIM
Ndërrimi i kaheve të dyerve duhet të kryhet
nga personeli i kualifikuar i LG Electronics.
Përndryshe, dyert nuk do të mbulohen nga
garancia.
Nivelimi i pajisjes
Për të shmangur dridhjet, njësia duhet të
nivelohet.
Nëse është e nevojshme, rregulloni vidat
niveluese për ta përshtatur me një dysheme jo
të sheshtë.
Pjesa e përparme duhet të jetë pak më e
ngritur se pjesa e pasme për të lehtësuar
mbylljen e derës.
Vidat niveluese mund të rrotullohen lehtësisht
duke anuar pak trupin e pajisjes.
Rrotullojini vidat niveluese në drejtim
kundërorar për ta ngritur njësinë dhe në
drejtim orar për ta ulur atë.
Loading ...
Loading ...
Loading ...